Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj reagon ndaj kryeministrit malazez pas deklaratës për pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj reagon ndaj kryeministrit malazez pas deklaratës për pavarësinë e Kosovës

Në mesazhin e kryeministrit malazez se ai nuk do ta njohë Kosovën, kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj tha se jemi dëshmitarë që kryeministri ndryshon pikëpamjet e tij herë pas here dhe se është e neveritshme të komentosh në ndonjë vendim të tij. Sidoqoftë, shton ai, Mali i Zi është një anëtar i aleancës së NATO-s dhe me një primitivizëm të tillë në krye, mendoj se nuk është një mesazh i mirë për partnerët ose askënd. Kryeministri i Malit të Zi, që njihet si një pro-serb, tha në fundjavë se njohja ndaj Kosovës duhet të tërhiqet por që nuk do ta marrë këtë vendim pasi do të binte qeveria e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …