Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenskij, ka bërë thirrje për rezistencë ndërsa ka kritikuar aleatët për indiferencë

Kryetari i Ukrainës, Zelensky ka deklaruar se mund të diskutojë me palën ruse se çdo të ndodhë me Krimenë dhe rajonet separatiste

Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelensky ka deklaruar se mund të diskutojë me palën ruse se çdo të ndodhë me Krimenë dhe rajonet separatiste. Njohja e tyre nga Ukraina është kërkesa kryesore e Moskës çka mund ta ndërpriste luftën. Zelensky tha se autoritetet në Kiev mund të diskutojnë dhe të kërkojnë një kompromis se si do të jetojnë njerëzit në Krime dhe në republikat e Donbasit, Lluhanskit  dhe të  Donetskut. Ai shprehu gatishmërinë për këtë temë, çka mund të jetë edhe një pikë kthese në situatën e tensionuar në Ukrainë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov ka deklaruar më herët se Moska do të ndalojë sulmin kundër Ukrainës nëse Kievi përmbush kushtet e Rusisë, siç është njohja e Krimesë si ruse dhe njohja e sovranitetit të republikave të vetëshpallura Donetsk dhe Lluhansk të cilat janë të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …