Hysni Gucati

Prokuroria e Gjykatës Speciale i kërkon trupitgjykues, të urdhërojë mbrojtjen e Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj, për të paraqitur provat

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale ka kërkuar nga trupi gjykues, i kryesuar nga Çarls Smith që të urdhërojë mbrojtjen e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt dhe të përgatisin e të  zbulojnë çdo provë të mëtejshme që kërkojnë të shqyrtohen, deri të premten në orën 16:00. Lajmi është bërë me dije përmes shkresës që kjo Zyre  ia ka drejtuar trupit gjykues dhe që  është publikuar në faqen zyrtare të gjykatës. Në këtë shkresë është thënë se në përputhje me urdhrin për mbylljen e provave, mbrojtja e Gucatit ka dorëzuar përmbledhjen e saj përfundimtare duke treguar se çfarë provash shtesë do të merrte në konsideratë gjatë dënimit. Ndërkohë, avokati i Nasim Haradinajt nuk i ka trajtuar çështjet e dënimit në përmbledhjen e saj përfundimtare, duke e bërë të paqartë se çfarë provash të tjera mund të kërkojë të paraqesë, nëse ka. Asnjë nga provat e paralajmëruara nga mbrojtja e Gucatit nuk janë zbuluar. As nuk ka ndonjë indikacion, duke vënë në dukje rregullin e përgjithshëm që aktgjykimi dhe dënimi të shqiptohen njëkohësisht është thënë në shkresën e Zyrës së Prokurorit.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …