leoni

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi në një ceremoni solemne i ka dekretuar 37 gjyqtarë të rinj të Republikës së Kosovës

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi në një ceremoni solemne i ka dekretuar 37 gjyqtarë të rinj të Republikës së Kosovës

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, ka dekretuar 37 gjyqtarë të rinj të Republikës së Kosovës. Në një ceremoni solemne para kryetarit Thaçi, gjyqtarët e rinj, shtatë prej të cilëve vijnë nga komuniteti serb, janë betuar se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndrojnë besnikë Republikës së Kosovës, Kushtetutës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do t’i kryejnë me besnikëri, në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat dhe funksionet që u janë besuar. Ai ka thënë se në vitin e kaluar është bërë një punë e madhe nga institucionet përgjegjëse në hartimin, miratimin dhe shpalljen e ligjeve të rëndësishme, gjë që e kanë avancuar edhe më tej sistemin gjyqësor. I pari i vendit ka shtuar se gjyqtarët kanë rol të madh në jetën e qytetarëve, në realizimin e të drejtave të tyre dhe në sigurinë e qasjes së barabartë në drejtësi, pa marrë parasysh dallimin e tyre gjinor, racor, fetar e kombëtar. Në supet e gjyqtarëve është një përgjegjësi e madhe, ka theksuar presidenti Thaçi, të cilën ka besim të plotë se do të dinë ta mbajnë dhe qytetarët e vendit tonë do ta ndjejnë veten të sigurt dhe të barabartë para ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …