Brickos

Ministria e Shëndetësisë është duke e bërë plotësim-ndryshimin e Projektligjin për Sigurime Shëndetësore

KMDLNj u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që u refuzohet ndihma shëndetësore t’i denoncojnë rastet e tyre

KMDLNj ka reaguar lidhur me grevat shëndetësi, duke thënë se po rrezikohet shëndeti i qytetarëve tanë. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që u refuzohet ndihma t’i denoncojnë rastet e tyre. KMDLNj reagon kundër grevës në shëndetësi për faktin se kjo grevë rrezikon drejtpërdrejtë shëndetin e qytetarit dhe çdo mosdhënie e ndihmës mjekësore apo shmangie nga ky detyrim paraqet vepër penale, hiç asaj të përgjegjësisë morale dhe profesionale e që është sanksionuar me Betimin e Hipokratit, njofton kumtesa. KMDLNj sugjeron qytetarët që iu refuzohet ndihma e nevojshme dhe e domosdoshme mjekësore që t’i denoncojnë këto raste. “Për KMDLNj –në , nga aspekti i të drejtave të njeriut është i papranueshëm fakti se kemi rrezikim sistemor, në fushën e arsimit si dhe të shëndetësisë dhe se reagimi qytetarë thuaja as që ekziston e mos të flasim për atë institucional që, objektivisht ka përgjegjësi për gjendjen e krijuar!”, thuhet në fund të reagimit.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …