Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi sot do të mbërrij në aeroportin e Tiranës në orën 17:00. Ndryshe i pari i vendit për katër ditë radhazi është intervistuar nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, derisa ntervistimet kanë zgjatur deri në 6 orë. Ai është paraqitur në Hagë me ftesë të Prokurorit të Specializuar. Thaçi kishte deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i kreut të, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
