Kryetari Jashari dhe ministri Gashi inspektojnë punimet e Palestrës sportive

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me ministrin për Kulturë, Rini dhe Sport,Kujtim Gashi, të shoqëruar edhe nga nënkryetari Nuredin Lushtaku, deputeti i Parlamentit Bekim Haxhiu, drejtoresha e Urbanizmit, Sanije Ahmeti dhe profesionistët e Komunës së Skenderajt, kanë inspektuar punimet për realizimin e projektit të Palestrës sportive të qytetit. Kryetari Jashari ka thënë se kompania e kontraktuar do të rifillojë punën aty ku ka mbetur, në mënyrë që ky projekt të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, për t’u vënë më pas në shërbim të klubeve tona sportive dhe të rinjve.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …