Vihet gur-themeli për ndërtimin e Kullës së Shaban Mangjollit

Në fshatin Mikushnicë, është vënë gur-themeli për ndërtimin e Kullës së Shaban Mangjollit – atdhetar dhe bashkëluftëtar i Azem Bejtës, Shaban Polluzhës dhe trimave tjerë të Drenicës, në një ceremoni në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, minstri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi, deputeti i Parlamentit, Bekim Haxhiu, familjarët e Shaban Mangjollit dhe bashkëfshatarë dhe të ftuar të tjerë. Kryetari Jashari duke i uruar banorët e fshatit Mikushnicë, ka thënë se me ndërtimin e kësaj kulle – shtëpi muze, po pasurohet edhe më shumë trashëgimia jonë kulturore e historike. Kjo shtëpi muze po ndërtohet për nderë të njërit ndër më besnikët e Lëvizjes Kombëtare, që nuk ndejti duarkryq karshi të bëmave të çetnikëve dhe okupatorit. Shaban Mangjolli, sikur të gjithë atdhetarët tjerë shqiptar, do të kujtohen dhe nderohen me respekt të lartë për angazhimin patriotik dhe sakrificën sublime, për t’i mbrojtur tokat tona, ka thënë kryetari Jashari. Ndërkaq, ministri Gashi ka thënë se është i lumtur që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, së bashku me popullin trim të Drenicës, po vendosin gur-themelin e Shtëpisë Muze – Kullës së atdhetarit Shaban Mangjolli, të cilin siç tha ministri, një shkrimtar e kishte portretizuar si “Kaçaku i gjatë si një flamur”. Në emër të familjes ka fol Shaban Mangjolli, stërnip i atdhetarit, i cili ka falënderuar kryetarin Jashari dhe ministrin Gashi, për ndërtimin e këtij muzeu.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …