Kryetari Jashari vizitoi mantelbardhët e QKMF-së në Skenderaj

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku si dhe drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ibush Hetemi vizituan mantel bardhët të cilët po qëndrojnë në vijën e parë të frontit tani gati tre muaj që kur është shfaqur rasti i parë me Covid -19 në Kosovë. Gjatë kësaj vizite kryetari Jashari, shprehu mirënjohje për gjithë stafin mjekësor për punën e palodhshme që po bëjnë duke qenë në gatishmëri për ti shërbyer me cilësi të lartë 24 orë qytetarëve të komunës së Skenderajt. Po ashtu gjatë këtij takimi stafi i QKMF-së në Skenderaj informoi nga afër për gjithë procesin e deritanishëm të menaxhimit të situatës si dhe për gjendjen aktuale në të cilën është Skenderaj. “Duke qenë se shëndetësia është prioritet i qeverisjes sime, në këtë vizitë premtova që përkrahja për stafin shëndestësor nuk do të mungoj asnjëherë si dhe puna për të përmirsuar gjendjen e kësaj fushe nuk do të ndalet”, u shpreh ndër të tjera kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …