Kryetari Jashari viziton familjen Dajaku, të cilës iu dogj një pjesë e shtëpisë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Gëzim Ejupi, atë të Inspektoratit, Arton Veliu si dhe me asamblistin e Kuvendit Komunal, Berat Dajaku, kanë vizituar familjen Dajaku nga Rakinica, pasi ditë më parë një pjesë e shtëpisë i është djegur. Për fat të mirë, askush nga familja nuk është lënduar. Në një postim në llogarinë e tij në facebook, kryetari Jashari ka shkruar: “Fat i mirë për familjen e Jeton Dajakut nga Rakinica, ku e gjithë familja shpëtoi nga më e keqja në fatkeqësinë e gjendur nga ajo çfarë ndodhi ditë më parë, kur shtëpia e tij u përfshi nga flakët. Cilët do që kanë qenë shkaktarët e kësaj ngjarjeje, Komuna do të ndërmarrë masa për t’i dal në ndihmë familjes, që mrekullisht ka shpëtuar nga më e keqja. Një duartrokitje të madhe edhe për ekipin e Zjarrfikësve, për reagim të menjëhershëm”, është shprehur kryetari Jashari në postimin e tij në facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim të riun vitias, Lorik Jashari dhe ekipin e tij si fitues të garës ndërkombëtare të inovacionit JunctionX Tirana 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim të riun …