Kryetari Kastrati ngushëllon familjen Mazreku, me rastin e humbjes tragjike të jetës së familjares, si pasojë e zjarrit

Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin e tij personal, kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mazreku nga fshati Guriq, me rastin e humbjes tragjike të jetës së familjares së tyre si pasojë e zjarrit.

Kjo ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme na ka prekur të gjithëve thellë. Humbja e një jete në rrethana të tilla është një plagë e madhe jo vetëm për familjen tuaj, por edhe për gjithë komunën tonë.

Në këto momente të vështira dhimbjeje, ju lutem pranoni solidaritetin dhe mbështetjen tonë të plotë. Jemi pranë jush dhe ndajmë dhimbjen me ju.

I përjetshëm qoftë kujtimi i saj,  thuhet në telegramin e ngushëllimit të Kryetarit të Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve nderohet Epopeja e UÇK-së

Me rastin e Epopesë së UÇK-së, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, institucionet komunale …