Kryetari Sami Lushtaku mbajti takim me banorët e fshatrave të Bashkësisë Lokale të Likofcit

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku mbajti takimin e radhës me banorët e fshatrave të Bashkësisë Lokale të Likofcit.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët u diskutuan kërkesat dhe nevojat e tyre, me fokus të veçantë në çështjet që lidhen me infrastrukturën publike, përfshirë rrugët, kanalizimin, ndriçimin publik, trotuaret, si dhe nevoja të tjera me interes të përgjithshëm.

Banorët paraqitën propozimet dhe shqetësimet e tyre, të cilat Kryetari i Komunës i dëgjoi me vëmendje dhe u zotua se do të trajtohen me seriozitet, në përputhje me mundësitë dhe prioritetet e Komunës.

Takime të tilla janë të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe për orientimin e projekteve komunale sipas nevojave reale në terren.

Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …