Kryetari Kastrati priti ne takim ambasadorin e OSBE, Michael Davenport

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, Michael Davenport me bashkëpunëtorë. Bashkëpunimi i deritanishëm mes Komunës së Malishevës dhe OSBE-së, si dhe projektet e ardhshme të përbashkëta ishin disa nga çështjet bazë të diskutimit gjatë këtij takimi të kryetarit Kastrati me ambasadorin Davenport. I pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në emër të qytetarëve të Malishevës, Ambasadorit Davenport, i ka shprehur mirënjohje të thellë për gatishmërinë e tij dhe të OSBE-së, për të qenë një krah i fuqishëm i Komunës së Malishevës, në funksion të hartimit dhe jetësimit të politikave lokale, për një qeverisje sa më të mirë dhe efikase, të cilën e presin edhe qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në …