Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ditën e sotme e nisi duke i takuar dhe bashkëbiseduar, me doktorët dhe infermierët e rinj, që sapo kanë nisur punën në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ” Dr. Shpëtim Robaj”, në Malishevë. Ai, njëherit ju shprehi urimet më të mira gjithë mjekëve dhe infermierëve që sapo kanë nisur misionin e tyre fisnik në funksion të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët , dhe i siguroj që do të kanë përkrahjen e vazhdueshme të qeverisjes komunale.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
