Jakup Krasniqi: Më problemet aktuale që ka Kosova duhet të shqyrtohet edhe opsioni i zgjedhjeve të parakoshme

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NS, Jakup Krasniqi thërret për bashkimin e të majtëve socialdemokratë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka bërë thirrje për bashkim të të majtëve socialdemokrat. Siç ka thënë ai “është koha e fundit që të bashkohen, për të sjellë një frymë të re në politikën tonë, për të cilën kanë nevojë edhe shteti edhe qytetarët”.

“Zhvillimet politike të viteve të fundit në Kosovë e për Kosovën, janë treguesi e dëshmia më e mirë se Kosova dhe qytetarët e saj pa dallim kanë nevojë për një bashkim te të majtëve socialdemokrat, të cilët pa asnjë dyshim janë më meritoret për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu, nuk ka asnjë dyshim, se individë kryeneç e të pa asnjë parim socialdemokrat, të pa asnjë ideologji, veç “ideologjisë” grabitëse, forcat patriotike të se majtës socialdemokrate, të dëshmuara para, gjatë e pas luftës çlirimtare, i kanë bërë pikë e pesë për interesa krejt meskine. Këto forca progresive atdhetare, është koha e fundit që të bashkohen, për të sjellë një frymë të re në politikën tonë, për të cilën kanë nevojë edhe shteti edhe qytetarët. Nëse këto forca nuk e gjejnë mënyrën e bashkimit, shpejtë do ta gjejnë rrënimin dhe ndëshkimin nga qytetarët. Këto forca që tani për tani janë të shkapërderdhura në katër a më shumë parti politike të mëdha e të vogla, fat tjetër edhe nuk meritojnë. Është më shumë sesa e kuptueshme, se këta që e kanë prodhuar ketë gjendje në Kosovë dhe në socialdemokracinë tonë, që i kanë stagnuar njohjet e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar, që kanë penguar liberalizimin e vizave, zhvillimin e vendit edhe përmes një procesi të kriminalizuar të privatizimit, që kanë degraduar arsimin e shëndetësinë, që kanë degraduar edhe ambientin jetësor, do të jenë edhe pengesë e bashkimit të forcave progresive e socialdemokrate. Kosovës dhe qytetarëve të saj ju duhet një socialdemokraci e bashkuar!”, ka shkruar Krasniqi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …