Kryetari Thaçi: Populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave në Zelandën e Re

Kryetari, Hashim Thaçi, sërish thotë se Gjykata Speciale është një padrejtësi historike për Kosovën

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për “Assosieted Press”, ka thënë se Gjykata Speciale e cila ka  juridiksion për gjykimin e shqiptarëve nga radhët e ish UÇK-së,  të dyshuar për krime lufte ndaj serbëve, është një padrejtësi historike për Kosovën. Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës e ka pranuar atë me gjysmë zemre dhe me çmimin për lirinë dhe pavarësinë politike të saj. “Pyetja dhe krijimi i një gjykate për krime lufte të kryera gjoja nga shqiptarët e Kosovës, është njësoj si të kërkosh një gjykatë për hebrenjtë e persekutuar gjatë kohës së nazizmit. Kosova ka zhvilluar një luftë mbrojtëse për ekzistencën e vendit dhe nuk e ka sulmuar askënd, ka thënë Thaçi, i cili gjatë muajve të fundit shprehet mjaft i shqetësuar dhe shumë kontrovers në deklarime e qëndrime.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …