KRYETARI KUÇI PRITI NË TAKIM SHQIPTARO-AMERIKANIN DHE VEPRIMTARIN RAMIZ TAFILAJ DHE VEPRIMTARËT MUHAMET TAFILAJ DHE ADEM LUSHAJ

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi priti në takim shqiptaro-amerikanin dhe aktivistin Ramiz Tafilaj dhe veprimtarët Muhamet Tafilaj dhe Adem Lushaj, të cilët i njoftoj për zhvillimet në komunën e Junikut dhe planet afatgjate zhvillimore për Junikun e ngjarjeve të lavdishme. Ramiz Tafilaj biznesmen i dalluar, humanist, filantrop, veprimtar i palodhshëm i çështjes sonë kombëtare i cili kontribuoj edukimit dhe përgatitjes akademike të qindra shqiptarëve, përgëzoj kryetarin Kuçi për punën dhe fuqizimin e identitetit të Junikut. Veprimtarët Tafilaj e Lushaj i dhuruan kryetarit Kuçi vëllime nga botimet që pasqyrojnë historinë e kombit shqiptar dhe të luftës së fundit për çlirim siç ishte ai i autorit Adem Lushaj “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”.

Fotografia e Komuna Junik

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …