Mbahet debati publik me banorët e Komunës së Hanit të Elezit si dhe Organizatat e shoqërisë civile

Mbahet debati publik me banorët e Komunës së Hanit të Elezit si dhe Organizatat e shoqërisë civile, Komitetet Konsultative lidhur me planifikimin e buxhetit për vitet 2022-2024. Në hapje të takimit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Qamush Brava theksoi rendësin e debateve publike lidhur me planifikimin e buxhetit për vitet 2022-2024 dhe Projekt-Planin Vjetor të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022. Sipas legjislacionit edhe Plani vjetor i Punës së Kuvendit duhet te diskutohet në debat publik.

Ndërsa Shabi Rexhallari, Drejtor për Buxhet dhe Financa e bëri një prezantim të shkurtër mbi planifikimin e buxhetit për vitet 2022-2024 për komunën e Hanit të Elezit të ndarë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve sipas kufijve final buxhetor, ku theksoi se buxheti për vitin fiskal 2022 do të jetë në lartësi prej 2,759,758€, ndërsa parashikimet buxhetore për vitet 2023 do të jetë në lartësi prej 2,903,855€, respektivisht për vitin 2024 do të jetë në lartësi prej 3,039,398€.

Nga ky buxhet që kemi për vitin 2022, shpërndarja është sipas pesë (5) kategorive ekonomike të shpenzimeve dhe atë si vijon: në paga dhe shtesa kemi 1,756,083€, për mallra dhe shërbime kemi 385,975€, për shpenzime komunale kemi 67,700€, për subvencione dhe transfere kemi 80,000€, si dhe për investime kapitale buxheti do të jetë në shumë prej 470,000€. Ndërkaq ai tha që buxheti për vitin 2022 në krahasim me vitin 2021 do të jetë më i madh për 239,592€ apo për 9.51%.

Ndërsa nga pjesëmarrësit u dhanë propozime dhe u parashtruan kërkesat e tyre buxhetore për vitet 2022-2024.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …