Ramosaj: Shëndetësia ka qenë, është, dhe do të mbetet prioritet i imi si kryetar dhe i komunës që drejtojë

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka vizituar QKMF-në “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, të cilin e ka nderuar me mikpritjen drejtori dr.Selmon Berisha me gjithë stafin e mrekullueshëm që ka ky institucion. Kryetari Ramosaj tha me këtë rast se po ndjehet tepër i lumtur me punën dhe përkushtimin e personelit shëndetësor, në kujdes dhe trajtim dinjitoz të qytetarëve që kërkojnë ndihmë shëndetësore! Po ashtu jam i lumtur që gjatë qeverisjes katër vjeçare, ju kam ofruar mbështetje të pakursyer për ta rritur standardin e kujdesit shëndetësorë, në investimet e mëdha në kuadër të këtij institucioni, ku sot ka emergjencë të re e shumë moderne, me të gjitha pajisjet mjekësore, laboratorë e rengen të rijnë e modernë, autoambulanca të reja, renovim dhe funksionalizim të të gjitha reparteve dhe ambulancave në qendrat tjera, punësim i gjithë mjekëve të rinjë, dhe rikthim në punë i të gjithë mjekëve të pensionuar, dhe nuk kemi me u nda, ka thënë kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …