Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po qëndron në një vizitë dyditore në Shqipëri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po qëndron në një vizitë dyditore në Shqipëri. Ai sot është takuar dhe ka biseduar me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili  i ka dhënë përkrahje Veselit në lidhje me çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Meta gjithashtu është shprehur i vendosur në vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kurse ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë e ka cilësuar si të papranueshëm. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Kadri Veseli do të takohet edhe me liderë tjerë shtetërorë.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Në Tiranë për lirinë e bashkëluftëtarëve tanë

Me flamurin kuqezi të qëndisur në shall, Daut Haradinaj iu bashkua sot protestës madhështore në …