Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Kosova dhe Kroacia do t ‘i kundërvihen sjelljeve agresive të Serbisë për dominimin në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron për një vizitë dy ditore në Kroaci ku është pritur me nderimet më të larta shtetërore. ka takuar krerët më të lartë institucional të Kroacisë, si Presidenten Kolinda Grabar-Kitaroviq, kryeministrin Andrej Plenkovic dhe ministrin e Jashtëm, Davor Ivo Stier.Në takimet e ndara, Hoxhaj ka ngritur nevojën për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera politike dhe hapjen e një kapitulli të ri të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, të tregtisë, të sigurisë, integrimet evroatlantike dhe sektorë të tjerë me specifik për të cilat Republika e re e Kosovës ka shumë nevojë të përfitojë nga Kroacia. Hoxhaj me ministrin e Jashtëm Stier, janë pajtuar për konsultime të rregullta dhe koordinim jo vetëm për çështje bilaterale por edhe rajonale pasi Kroacia është edhe një partner rajonal i rëndësishëm për Kosovën, thuhet në një komunikatë për media. Hoxhaj ka thënë se Kosova mbështetet edhe në Kroacinë për të luajtur së bashku një rol që i kundërvihet sjelljes agresive të Serbisë dhe i pamundësojnë rikthimin e skemave të vjetra të dominimit serb në rajon. Hoxhaj ka takuar edhe ministrin e mbrojtjes, Damir Krstičević me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …