Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka diskutuar të mërkurën në një takim me të rinjtë e këtij qyteti shtruar për hapat e radhës që këtë komunë ta bëjnë atraktive për të punuar, investuar dhe krijuar.
Latifi tha se ka në plan që shumë shpejt ta rrit edhe më tej zbatimin e disa masave konkrete që ndihmojnë të rinjtë tanë, duke mundësuar punë praktike me pagesë në administratën komunale dhe punë praktike me pagesë, në bashkëpunim me bizneset.
Gjithashtu, tha ai do ta ndajmë një fond të veçantë për të rinjtë sipërmarrës, për t’iu ndihmuar në hapat e parë të rrugës së tyre në botën e biznesit, ndërsa përkrahja e prekshme nuk do të mungojë për të rinjtë e talentuar që përfaqësojnë komunën në gara të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Të rinjtë janë jo vetëm e ardhmja, por ata janë edhe pjesë aktive e së tashmes. Prandaj, asnjëherë nuk do të jenë të harruar, por gjithmonë bashkë me ne, duke qeverisur dhe duke krijuar të ardhmen, ka thënë i pari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.