leoni

Kryetari Latifi, ka nënshkruar kontratën për realizimin e projektit “Trajtimi i shtretërve të përrenjve në Komunën e Rahovecit”

Pas përfundimit të të gjitha procedurave, në mënyrë transparente, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka njoftuar se sot ka nënshkruar kontratën për realizimin e projektit “Trajtimi i shtretërve të përrenjve në Komunën e Rahovecit”, në vlerën: 815,988.10€. Në grantin e performancës që ka fituar Komuna e Rahovecit, ka ndarë buxhet për trajtimin e shtretërve të përrenjve në territorin e sajë. Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, sipas kësaj kontrate, do të realizojë projektet e trajtimit të përrenjve në këto fshatra: Opterushë, Pataqan i Ulët, Malësi e Vogël dhe Polluzhë. Do të angazhohemi edhe më tutje të punojmë për të mirën e të gjithëve, pa dallim! Ka thënë me këtë rast kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Ltifi.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …