Kryetari Latifi ka përkujtua komandantin dhe dëshmorin e lirisë Skënder Gashin

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëluftëtarë e familjarë përkujtuan komandantin dhe dëshmorin e lirisë Skënder Gashin në Landovicë, në 20 vjetorin e ndarjes të padrejtë nga jeta dhe detyrat e tij në shërbim të lirisë e të forcimit të paqes që ne shqiptarët e këtij nënqielli ishim flijuar ndër breza. Kryetari Latifi në një postim të tij në facebook ndër të tjera ka thënë: Skënderi ishte ndër ushtarët e parë të lirisë, i cili la rehatinë dhe mirëqenien në Austri dhe u bashkua në radhët e çlirimtarëve në UÇK. Jeta dhe vepra e tij është e mbushur me atdhedashuri dhe në çdo hap e veprim Ai e dëshmoi. Pjesëmarrës në shumë beteja të UÇK-së prej nga doli faqebardhë e i pathyer. Udhëhoqi me përgjegjësi njësitin që i ishte besuar, duke mos ju bishtëruar kurrë detyrave luftarake. Si komandant i logjistikës në njësinë e TMK-së në Sallagrazhdë dëshmoi aftësi e kompetencë ushtarake. Skënder Gashi u vra pabesisht nga një dorë tinëzare më 18 shtator 2000, duke lënë në kujtesë një mori veprash luftarake e organizative. As 20 vjet pas nuk u zbardh vrasja e tij. Fatkeqësisht, drejtësia ende nuk e tha fjalën e vet. Eprori i TMK-së Skënder Gashi do të mbahet mend për punët e mëdha e fjalët e pakta, për vendosmërinë e devocionin në kryerjen e detyrave ushtarake, për ndershmërinë e besnikërinë e dëshmuar. Gjithçka në jetën e tij ishte veprim për atdheun, për lirinë dhe të drejtat e popullit të tij, duke u bërë shëmbëlltyrë. Kujtimi dhe nderimi për të janë pjesë e obligimeve tona dhe ne do ta ruajmë me respekt e admirim, sepse Skënderi është biri i këtij populli që i dha të gjitha, edhe jetën për lirinë dhe ndërtimin e paqes në Kosovë. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit të lirisë, Skënder Gani Gashit! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …