leoni

Mbahet mbledhja e nëntë e Komitetit për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Rahovecit, ka mbajtur mbledhjen e nëntë të rregullt për vitin 2020, në të cilën janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës së Rahovecit. Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal janë rekomanduar këto pika:

– Shqyrtimi i Propozim vendimit për miratim të Buxhetit për vitin 2021;

– Shqyrtimi i Propozim Rregullores Komunale për Tatimin mbi Pronën e Paluajtshme për vitin 2021;

– Shqyrtimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës së Rahovecit për shpalljen“Qytetar Nderi” i Komunës së Rahovecit Tomor Kotorri;

– Shqyrtimi i Vendimit për caktimin e komisionit ad-hoc për zgjedhjen dhe zëvendësimin e anëtarit të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe;

– Raportit të Performancës komunale janar-dhjetor 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Në ShFMU “Rudolf Walther” në fshatin Dejnë po vazhdojnë punimet në terrenin sportiv

Po vazhdojnë punimet në rregullimin e terrenit sportiv në ShFMU “Rudolf Walther” në fshatin Dejnë …