Kryetari Latifi mbajti takimin e parë periodik për vitin 2026 me punëtorët Shëndetësorë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, z. Afrim Oruqi, mbajti takim dhe bashkëbisedim me personelin shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.

“Me punëtorët shëndetësorë, diskutuam për gjendjen e përgjithshme të shëndetësisë në komunën tonë, për mundësitë e rritjes në vazhdimësi të cilësisë së shërbimeve dhe për investimet kapitale që po bëhen dhe ato që planifikojmë t‘i bëjmë në sektorin e shëndetësisë.

Theksova nevojën për angazhim edhe më të shtuar, përkushtim maksimal dhe vëmendje të vazhdueshme ndaj çdo pacienti, në mënyrë që cilësia e shërbimeve shëndetësore të rritet vazhdimisht. Shpreha mirënjohje për punën e tyre në shërbim të qytetarëve.

Shëndetësia mbetet ndër prioritetet kryesore të angazhimit tonë institucional”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Nga 12 shkurti deri më 16 Shkurt në të gjitha shkollat e komunës së Ferizajt ligjërohet për historinë, lavdinë e luftën heroike të UÇK-së

Që nga nesër (e enjte 12 shkurt) e deri të hënën më 16 Shkurt në …