Kaja Kallas kërkon reforma të shpejta dhe rifillim urgjent të dialogut me Serbinë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka mirëpritur krijimin e qeverisë së re në Kosovë pas një bllokade të gjatë institucionale që zgjati nga shkurti i vitit 2025, raportojnë mediat ndërkombëtare. Kallas ka uruar kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar formimin e qeverisë si një mundësi të re për të rigjallëruar raportet ndërmjet Bashkimit Europian dhe Kosovës, por edhe për të shtyrë përpara dialogun me Serbinë, i cili ka mbetur i ngrirë për muaj të tërë. Ajo ka paralajmëruar organizimin e një takimi të nivelit të lartë në periudhën e afërt, ku pritet të përfshihen kryeministri Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, me synim rikthimin e procesit negociues. Kallas ka theksuar se prioritet absolut tani duhet të jenë reformat konkrete dhe të shpejta në vend. Sipas saj, vetëm përmes përparimit reformues Kosova mund të zhbllokojë mbështetjen financiare të BE-së në vlerë qindra miliona euro dhe të avancojë në rrugën drejt integrimit europian. Bashkimi Europian ka përsëritur disa herë thirrjet që institucionet e Kosovës të funksionalizohen plotësisht dhe të tregojnë stabilitet politik, si kusht për përfitimin e fondeve dhe për rifillimin efektiv të dialogut me Beogradin.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Decentralizmit të tanishëm i ka skaduar afati

Besnik Tahiri: Konsultimet për presidentin ishin formalitet, synimi ishte kontrolli i tri institucioneve kryesore

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar se procesi i konsultimeve politike për zgjedhjen e …