Kryetari i komunë së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me Kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj dhe bashkëveprimtarë e familjarë, sot në 32 vjetorin e rënies heroike, kanë nderuar kujtimin për heronjtë e kombit, Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun. Kryetari Latifi tha se, Heronjtë janë flamurtarët që na prijnë në rrugën tonë përpara, për të ecur si një trup i vetëm e të bashkuar në qëllimin e madh që kemi para vetes, për ta lartësuar çdo ditë me punë të mira, kombin dhe atdheun tonë.
I përjetshëm është kujtimi për Fahri Fazliun dhe Afrim Zhitinë!
Lavdi për jetë e mot veprës atdhetare të tyre!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
