Shefik Xhaferoviq

Shefik Xhaferoviq: Politika që është duke ndjekur Millorad Dodik është një kërcënim për sigurinë dhe paqen në rajon

Anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, në një bisedë për TRT ka thënë se politika që është duke ndjekur Millorad Dodik është një kërcënim për sigurinë dhe paqen në rajon. “Unë mendoj që Dodik s’ka të ardhme në skenën politike. Atij ose do ti duhet ta ndryshojë politikën e tij ose të largohet nga skena politike. Politika e tij është bërë kërcënim për paqen dhe sigurinë. Dodik është një faktor i përhershëm i jostabilitetit dhe rrezikimit ta paqes në Bosnje e Hercegovinë, rajon dhe në të gjithë Evropën”, ka thënë Xhaferoviq. Ai tutje ka thënë se s’kanë frikë nga Dodiku dhe se janë në gjendje ta mbrojnë Bosnje e Hercegovinën sikurse në periudhën 1992-1995.  Sulmet e fundit ndaj institucioneve shtetërore nuk janë të papritura. Ato janë pjesë e një projekti më të gjerë. Politika e Dodik është vetëm një vazhdim i përpjekjes për të krijuar një Serbi të Madhe nëpërmjet marrjes së territorit të Bosnje dhe Herzegovinës. Ky është qëllimi i luftës i kriminelëve Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç. Dodik vazhdon politikën e tyre. Nuk do ta lejojmë këtë. Ne mbrojtëm Bosnje dhe Herzegovinën në periudhën 1992-1995. Jemi gati ta mbrojmë përsëri. Nuk kemi frikë nga Dodik dhe të tjerë si ai, Xhaferoviç kujtoi se Shtetet e Bashkuara ishin një faktor kyç në përfundimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …