Brickos

Vuçiq

Ata që na bombarduan dhe që e ndanë vendin tonë nuk kanë të drejtë të flasin për këtë tha kryetari i Serbisë, Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke kujtuar bombardimet nga ajri të NATO-s në pranverën e vitit 1999, sërish është ankuar. Ai ka thënë se ata që na bombarduan dhe që e ndanë vendin tani flasin për drejtësi dhe ligj dhe janë të parët që nuk kanë të drejtë të flasin për këtë”, tha Vuçiq për një medium në Serbi “Këto janë faktet, ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë, vetëm se ata nuk duhet të flasin për hapjen e kutisë së Pandorë, se si vetëm ne qenkemi burimi i të gjitha të këqijave”. I pyetur nga gazetari lidhur me raportin e përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vuçiq anashkalon përmbajtjen e raportit, duke thënë se nuk e  ka  lexuar në detaje dhe nuk mund ta komentojë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …