Kryetari Latifi takoi kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane të komunës së Rahovecit

Në takimin e parë për vitin 2024, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi i njoftoi të pranishmit për punët e mira që po ndodhin në komunë, performancën më të mirë në nivel vendi, grantet e fituara dhe projektet që do të ndodhin në vazhdimësi. Shumica e kërkesave të parashtruara janë përfshirë në synimet e komunës së Rahovecit dhe i siguroi që nevojat e tyre do të përmbushen në mënyrë efektive dhe efikase. Bashkë për partneritet të vazhdueshëm, ku përmes këshillave, vërejtjeve dhe kërkesave, po bëhen pjesë e pandashme e ndikimit në përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve të komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …