Nura: Po kryhet edhe një punë tjetër e mirë nga e cila përfitues kryesor do të jenë fëmijët

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe ministri i zhvillimit rajonal, Fikrim Damka, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e mirëkuptimit për financim të projektit për ndërtimin e çerdhes publike afër shkollës “Anton Çetta”, në një ceremoni ku kanë marrë pjesë edhe nënkryetari Sami Lushtaku, drejtoresha për zhvillim ekonomik, Besarta Meha – Ademi, drejtori për arsim, Kastriot Duraku dhe zyrtarë tjerë nga ministria përkatëse. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, objekti i çerdhes do të përfshihet në një riformatim të hollësishëm, pasi ishte nisur të ndërtohet duke mos respektuar standardet e pranueshme të ndërtimit dhe kushtet e parapara. “Tashmë pritet realizimi pas një procesi të riformatimit të hollësishëm të këtij projekti, duke respektuar çdo aspekt arkitektonik dhe për të kryer edhe një punë tjetër të mirë nga e cila përfitues kryesor do të jenë fëmijët”, ka thënë kryetari Nura, pas nënshkrimit të marrëveshjes së financimit. Me ndërtimin e saj dhe me përfundimin e tjetrës afër shkollës “Shaban Jashari”, do të përmbushen kërkesat e qytetit për institucione parashkollore.

Kontrolloni gjithashtu

Thirret mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Rahovecit

Me 18 tetor 2024 (e premte) me fillim në orën 10:00, në sallën e Kuvendit …