Kryetari Latifi takon qytetarët edhe këtë të enjte

Kryetari i Komunës së Rahoveci, Smajl Latifi ka vazhduar takimet e rregullta të cilët i ka me qytetarët për të dëgjuar brengat, sugjerimet dhe mendimet e tyre rreth punës së institucioneve komunale në Rahovec. Kryetari Latifi në postimin e tij në facebook ka thënë: Është praktikë e imja e përjavshme që të pres në zyrën time qytetarë që vijnë nga të gjitha vendbanimet e komunës së Rahovecit, për të shprehur shqetësimet, hallet dhe nevojat që ata kanë. Si i zgjedhuri i tyre e kam obligim ligjor dhe moral që të jem pranë tyre, si një adresë ku ata mund të drejtohen dhe të gjejnë zgjidhje për shumë probleme që ata i shqetësojnë. Përndryshe Kryetari Latifi ka takime të shpeshta me qytetarët e kësaj komune e në veçanti gjatë ditës së enjte, kur edhe zakonisht mbahen takimet e drejtpërdrejta të qytetarëve me të.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ka pritur në takim ekipin për monitorim dhe ndërlidhje të KFOR-it amerikan

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, të premtën ka organizuar një pritje për …