Kryetari Latifi vizitoi fermerin Fehmi Mullabazi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me nënkryetarin Fatmir Iska, drejtorin e bujqësisë Berat Duraku, drejtorët Samir Mustafa dhe Hasan Përboqi, vizituan fermerin Fehmi Mullabazi, i cili merret me sektorin e blegtorisë. Mullabazi është pronar i fermës së lopëve e cila së fundmi me bashkëfinancim nga Ministria e Bujqësisë është ndërtuar me rreth 97,000 euro. Ferma e tij ka 43 krerë, prej të cilave 27 janë lopë qumështore. Kryetari Latifi e ka uruar fermerin për angazhimin e tij dhe për kontributin që ai po bën për rritjen e ekonomisë tonë duke investuar në fermën e tij. Gjithashtu Kryetari Latifi e informoi fermerin se ne vazhdimisht po përkrahim fermerët dhe së fundmi kemi hapur edhe thirrje për subvencione për mekanizëm bujqësor, ku janë përfshirë të gjithë sektorët e bujqësisë.

Fermerë si Fehmi Mullabazi, meritojnë përkrahje institucionale, ka thënë latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …