Edhe Skenderaj bëhet me Inkubator biznesi

Në kuadër të mbështetjes së bizneseve Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka nënshkruar vendimin mbi dhënien e pëlqimit për themelimin e inkubatorit në Komunën e Skenderajt. Inkubatori do t’iu shërbejë bizneseve që të kenë kushte sa më të mira të operimit dhe të jenë konkurruese. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke krijuar mundësi për bizneset në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, duke ndërtuar inkubator, dhe zona ekonomike. Inkubatori në Komunën e Skenderajt do të ketë sipërfaqe mbi 9 mijë metra katror dhe është një mundësi e mirë për zhvillimin e afarizmit në komunën e Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …