Kryetari Latifi vizitoi fermerin Fehmi Mullabazi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me nënkryetarin Fatmir Iska, drejtorin e bujqësisë Berat Duraku, drejtorët Samir Mustafa dhe Hasan Përboqi, vizituan fermerin Fehmi Mullabazi, i cili merret me sektorin e blegtorisë. Mullabazi është pronar i fermës së lopëve e cila së fundmi me bashkëfinancim nga Ministria e Bujqësisë është ndërtuar me rreth 97,000 euro. Ferma e tij ka 43 krerë, prej të cilave 27 janë lopë qumështore. Kryetari Latifi e ka uruar fermerin për angazhimin e tij dhe për kontributin që ai po bën për rritjen e ekonomisë tonë duke investuar në fermën e tij. Gjithashtu Kryetari Latifi e informoi fermerin se ne vazhdimisht po përkrahim fermerët dhe së fundmi kemi hapur edhe thirrje për subvencione për mekanizëm bujqësor, ku janë përfshirë të gjithë sektorët e bujqësisë.

Fermerë si Fehmi Mullabazi, meritojnë përkrahje institucionale, ka thënë latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Është finalizuar ndërtimi i sallës së re sportive në Fshatin e Vjetër të komunës së Ferizajt

Në Fshatin e Vjetër të komunës së Ferizajt është përfunduar ndërtimi i  një salle të …