Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa: Qytetarët e Pejës dhe të Rugovës e dinë ku është kufiri me Malin e Zi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa: Qytetarët e Pejës dhe të Rugovës e dinë ku është kufiri me Malin e Zi

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetar i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në rrjetin social, e ka pyetur Komisionin e ri qeveritar, që më parë thoshte i ka të gjitha faktet dhe dokumentet, se Kosova ka humbur 8-mijë hektarë, çfarë fakte ata kërkojnë sot?

“Qytetarët e Pejës dhe të Rugovës e dinë ku është kufiri me Malin e Zi. Ata e rizgjodhën kryetarin e tyre, i cili pa asnjë hezitim argumentonte se kufiri është aty ku e përcaktoi komisioni shtetëror. Shtrohet pyetja, pasi këta profesorë etj. që sot e përbëjnë Komision e ri Qeveritar atëherë thonin se i kanë të gjitha faktet dhe dokumentet se Kosova ka humbur 8 mijë hektarë, çfarë fakte ata kërkojnë sot?! Ata duhet t’i ofrojnë faktet e tyre, jo të ‘Murat Mehës’”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …