Kryetari Lushtaku ka takuar qytetarët e Bashkësisë Lokale të Turiqefcit

Kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij takuan qytetarët e Bashkësisë Lokale të Turiqefcit. Takimi u karakterizua me pjesëmarrje të konsiderueshme dhe interesim të lartë të banorëve të kësaj zone.

Gjatë këtij takimi u diskutuan në mënyrë të hapur çështjet dhe nevojat kryesore të qytetarëve, me fokus të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës, shërbimeve publike, si dhe realizimin e projekteve me interes të drejtpërdrejtë për komunitetin lokal.

Qytetarët patën mundësinë të shprehin shqetësimet, propozimet dhe prioritetet e tyre, ndërsa përfaqësuesit institucionalë riafirmuan angazhimin e Komunës së Skenderajt për trajtimin dhe adresimin e tyre në përputhje me mundësitë buxhetore dhe planifikimet komunale.

Takime të tilla përfaqësojnë një formë të rëndësishme të komunikimit të drejtpërdrejtë ndërmjet institucioneve komunale dhe qytetarëve, duke synuar rritjen e transparencës, forcimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm të çdo bashkësie lokale në komunën e Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për legalizimin e ndërtimeve pa Leje

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Vitisë se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe …