Kryetari Muharremaj, inspekton pastërtinë rrugëve të qytetit dhe në shtratin e lumit

Zakonisht mëngjeseve kur vie në punë, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj rrugën e përshkon në këmbë nga hyrja në qytet deri te objekti i Komunës. Këtë ai e bënë për të parë nga afër sa dhe si po mbahet pastërtia e rrugëve të qytetit dhe në shtratin e Lumit që kalon përmes Suharekës. Ai këtë veprim e bëri edhe të enjten në mëngjes ku ka inspektuar pastërtinë përreth shtratit të lumit si dhe skaj trotuareve të rrugës kryesore. Kryetari Muharremaj është zotuar se do të mbaj të pastër qytetin dhe Komunën e Suharekës. Ai vetë duhet të bindet për këtë dhe nuk përton që të inspektojë këto pjesë gati çdo mëngjes dhe gjatë ditës.

Kontrolloni gjithashtu

Jeton Emini emërohet nënkryetar për komunitete në Komunën e Ferizajt

Nën kryesimin e kryesuesit z. Xhavit Zariqi, gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e …