Kryetari, Naim Ismajli shpall ditë zie në shenjë nderimi për katër anëtarët e familjes Ramadani, që humbën jetët tragjikisht

Kryetari, Naim Ismajli shpall ditë zie në shenjë nderimi për katër anëtarët e familjes Ramadani, që humbën jetët tragjikisht

Kryetari i Shtimes, Naim Ismajli, ka shpallur të hënën ditë zie në këtë komunë në shenjë nderimi për katër anëtarët e familjes Ramadani, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku. Në vendimin e kryetarit Ismajli bëhet e ditur se të gjitha angazhimet institucionale të parapara për këtë ditë do të pezullohen dhe të gjithë flamujt e vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë. Lidhur aksidentin fatal  është arrestuar  drejtuesi i automjetit që kishte shkaktuar aksidentin. Edhe kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu ka shprehur tronditjen e tij lidhur me rastin dhe ka kërkuar zbardhjen e shkaqeve që çuan deri te kjo  ngjarja tragjike me pasoja tejet të rënda për familjen Ramadani.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenti Begaj në Konferencën e OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit evropian

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin …