Ardian Kastrati: Arrestimi i invalidit luftës, Faik Fazliut për qëllim final ka fyerjen dhe ushqimin e urrejtjes ndaj UÇK-së

Ardian Kastrati: Arrestimi i invalidit luftës, Faik Fazliut për qëllim final ka fyerjen dhe ushqimin e urrejtjes ndaj UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka reaguar pas arrestimi të veteranit të UÇK-së, Faik Fazliu. Përmes një publikimi në rrjetin social ai thotë se Fazliu ishte një ushtar i dalluar i UÇK-së, e arrestimi i tij ka pasur qëllim kryesor fyerjen dhe nxitjen e urrejtjes ndaj UÇK-së. “Arrestimi i Faik Fazliut një ushtari të dalluar të UÇK-së dhe invalid lufte për qëllim final ka fyerjen dhe ushqimin e urrejtjes ndaj UÇK-së.  Faiku gjatë luftës dha pjesët e trupit në luftime dhe familja e tij dha dëshmorë. Faiku nuk i ka gjuajt institucionet e Kosovës me gaz lotsjellês, nuk i ka rrotullu makinat e policisë së Kosovës, nuk e ka kall qeverinë me gaz lotsjellës. Këto i ka bërë Xhelal Sveçla me Albin Kurtin”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …