Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj e viziton BIK-un me rastin e fillimit të Ramazanit

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj e viziton Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e fillimit të Ramazanit

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës për të uruar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ai tha se presin që menaxhimi i pandemisë të marrë drejtimin e duhur nga Qeveria e Kosovës. Ai shprehu bindjen e tij se qytetarët do të respektojnë masat anti-Covid edhe gjatë këtij muaji. Hoxhaj, në emër të PDK-së uroi edhe myftiun Naim Tërnava, duke i dëshiruar agjërim të lehtë atij dhe gjithë qytetarëve. Kurse myftiu Naim Tërnava shprehu mirënjohje ndaj Hoxhajt për vizitën e sotme, teksa bëri të ditur se kanë biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit për një të ardhme sa më të mirë të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …