Sali Berisha

Kryetari “non grata” Sali Berisha e ka quajtur fitore historike triumfin e djathtistes fashiste, Gjorgjia Meloni, në Itali

Kryetari “non grata” i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha e ka quajtur fitore historike triumfin e djathtistes ekstremiste, Gjorgjia Meloni,  duke thënë se ata janë miq të PD-së.   Lidhur me këtë  Fitore  të cilën  Berisha e quan  historike të  Koalicionit te Qendres se Djathte, ai ka shkruar se  miqve tane ne Itali iu shpreh urim te perzemert per suksesin historik, për fitoren e shkelqyer të udheheqesve te koalicionit fitimtar Gjeorgjia Meloni, Silvio Berluskoni, Matteo Salvini. Zonja Meloni, që pritet të bëhet kryeministre e Italisë, në prill të këtij viti e kishte përshëndetur Kuvendin Kombëtar të PD-së në Shqipëri. Ajo u kishte çuar mesazh demokratëve se ata mund të mbështeteshin gjithmonë te konservatorët italianë. PD-në e konsideronte si “parti e guximit, patriotizmit dhe lirisë”. E djathta e Italisë ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria, një nga destinacionet më të përballueshme për turistët amerikanë këtë verë

Në një artikull të publikuar së fundmi në të përditshmen prestigjioze amerikane The Washington Post, …