Shpëtim Idrizi

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi kërkon nga ministri, Bushati të bisedojë me zyrtarët grekë edhe për çështjen e çamëve

Me rastin e vizitës zyrtare që ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati do t i bëjë Greqisë, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi i kërkon publikisht që ai të bisedojë me zyrtarët grekë edhe për çështjen e çamëve, të dëbuar dhunshëm nga Atdheu i tyre. Kryetari Idrizi i cili tashmë është në koalicion me socialistët thotë se, çështja çame është në programin e qeverisë. Idrizi thekson se, Bushati duhet të mbrojë dinjitetin kombëtar dhe parimet e vlerave europiane. “Krahas axhendës diplomatike për heqjen e ligjit të luftës, rinegociimin e marrëveshjes së ujërave, apo marrëveshjen e kufijve tokësorë, marrëveshjes për sigurimet shoqërore për emigrantët shqiptarë që punojnë në Greqi, apo për hapjen e shkollave shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi, zoti ministër, po ju drejtohem sot për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë, e cila është edhe në programin e qeverisë suaj. Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë për çështjen çame, e datës 8 prill 2004 iu ngarkon që ta trajtoni gjerësisht, pa tabu, pa tërheqje dhe publikisht çështjen e shqiptarëve të Çamërisë”, është shprehur Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …