KGjK

KGJK: Sulmi kundër Gjykatës Themelore është sulm kundër drejtësisë

Këshilli Gjyqësori i Kosovës shpreh indinjatë të thellë për hedhjen e “koktejit të  molotovit” në zyrat e Gjykatës Themelore – dega në Lipjan. KGJK dënon ashpër një akt të tillë duke e cilësuar si një veprim të ulët dhe kriminal ndaj institucioneve të drejtësisë përmes së cilit cenohen vlerat themelore mbi të cilat bazohet shteti i së drejtës. Këshilli fton organet kompetente që të zbardhin akterët e këtij akti vandal, dhe njëherit zotohet në jetësimin e misionit të insitucioneve gjyqësore për të siguruar rend dhe ligj në Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj

Daut Haradinaj godet ashpër Glauk Konjufcën për paraqitjen në OKB: Kosova e poshtëruar, marre!

Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj paraqitjes së Glauk Konjufcës në Këshillin e Sigurimit të …