Kryetari Ramosaj ka takuar nxënësit e Gjimnazit “Thor Heyerdahl” të qytetit Larvik të Norvegjisë

Kryetari i Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj, ka qëndruar sot me nxënësit e Gjimnazit “Thor Heyerdahl” të qytetit Larvik të Norvegjisë, të cilët tashmë një javë po qëndrojnë në Deçan, për të zhvilluar praktikën profesionale në profilin e Mekatronikës dhe Automekanikës në IAAP “Tafil Kasumaj”. Kryetari Ramosaj shprehi mirënjohje të veçantë për drejtorin e këtij Gjimnazi, z. Diti Berisha, i cili në bashkëpunim me drejtorin z. Lan Stojkaj, mundësuan që nxënësit të arrijnë një përvojë profesionale dhe të aftësohen në praktikë. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe më tej në profilin e Infermierisë dhe Teknologjisë Informative, e po ashtu së shpejti nxënësit e shkollës tonë do të fillojnë praktikën në Norvegji, tha kryetari Ramosaj.

May be an image of 5 people

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …