Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtorë nderuan luftën e dëshmorëve të rënë për liri

Sot, Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me nënkryetarin, z. Sami Cacaj, bashkëpunëtor dhe kolegë nderuan luftën dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë popullit tonë, me respekt, mirënjohje e krenari para jetës dhe veprës të të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të rënë për lirinë e Atdheut. Përkujtuan me nderim e lavdi veprën heroike të heroit tonë të pavdekshëm, Gjeneral Major Luan Haradinaj dhe përulemi para veprimtarisë kombëtare e patriotike të Ismail Haradinaj. Lavdi e nderim përjetësisht luftëtarëve të lirisë!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sami Lushtaku mbajti takim me banorët e fshatrave të Bashkësisë Lokale të Likofcit

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku mbajti takimin e radhës me banorët e …