Kryetari Ramosaj priti bashkatdhetarët në një mbrëmje të veçantë falënderimi dhe bashkëbisedimi

Kryetari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka shkruar së është ndierë jashtëzakonisht mirë që pati mundësinë të takohet me bashkatdhetarët tanë miq, familjarë dhe njerëz zemre, të cilët po kalojnë pushimet në vendlindje. Ai i ka falënderuar nga zemra të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe përzemërsinë që e sollën në këtë mbrëmje. Po ashtu, një falënderim i veçantë shkon për këngëtarët që performuan sonte dhe e bënë atmosferën edhe më të bukur.

Bashkatdhetarët tanë janë pjesë e pandashme e komunitetit tonë dhe një mbështetje e madhe për zhvillimin e komunës, kudo që ndodhen. Dera jonë është gjithmonë e hapur për ta, ka shkruar kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Vazhdojmë +4 me Ekrem Kastratin për Malishevën Urbane që na bashkon!

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj të martën me shumë krenari, njoftoj rikandidimin e …