Kryetari Ramosaj takon banorët e fshatërave Strellc dhe Kodrali

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka takuar përfaqësuesit e fshatërave Kodrali dhe Strellc për t’i informuar dhe për t’u koordinuar para fillimit të punimeve të projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit – Lloti 4”.

Ky projekt që do të përmirësojë kushtet e jetës për banorët e komunës së Deçanit, e prek çdo fshat e çdo lagje, secilën rrugë e rrugicë të komunës.

“Në ditët në vazhdim do të takohemi edhe me banorët e fshatrave tjera të komunës, për të diskutuar nga afër me ta dhe për të dëgjuar pyetjet dhe kërkesat e tyre.

Me këtë projekt përfundohet me sukses asfaltimi i të gjitha rrugëve dhe rrugicave në fshatrat dhe lagjet e Deçanit”, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Komunitete falenderon bashkëpunëtorët

Komiteti për Komunitete i komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt, ku kryesuesi …