Kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku priti me bashkëpuntorë ka pritur në takim zëvendëspresidentin e klubit futbollistik FC Drenica, z. Faton Seferi, së bashku me menaxhmentin e klubit, trajnerin e ekipit, stafin mbështetës dhe futbollistët.
Gjatë takimit u shpreh falënderimi për vizitën dhe urimet e pranuara, si dhe u vlerësua lart angazhimi i vazhdueshëm i FC Drenica në përfaqësimin dinjitoz të qytetit të Skenderajt në arenën sportive.
Kryetari Lushtaku theksoi se FC Drenica përbën një vlerë të rëndësishme sportive dhe identitare për komunën, duke riafirmuar përkrahjen e vazhdueshme institucionale të Komunës së Skenderajt për zhvillimin dhe sukseset e ardhshme të klubit.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
